Konkurs për 5 vende të lira pune!

Konkurs për 5 vende të lira pune!

Al Trade në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, si dhe me rastin e hapjes edhe të një pike të re Al Trade Market, që është duke ushtruar veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, në Kompleksin Linda Premium Residence në Prishtinë.

Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për 5 vende të reja të punës:

1-Arkatare/e ( dy vende të reja pune);

2-Sektorist/e ( tri vende të reja pune);

Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.

Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.

* Për të gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;

* Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në [email protected], ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;

* Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);

* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatare/e ( dy vende të reja pune);

* Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;

* Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë;

* Konkursi do jetë i hapur nga data: 19 shtatori 2022, deri më 07 tetor 2022, në ora 16:00.